Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjetet sociale materiale që përmbajnë shfrytëzim seksual të fëmijëve.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është iniciuar si “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje, rreth orës 13:20 në Lipjan.
Policia bën të ditur se i dyshuari, mashkull dhe shtetas i Turqisë, dyshohet se ka shkarkuar dhe më pas ka shpërndarë në rrjetet sociale materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.
“Lipjan/11.03.2026-113:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi i njëjti dyshohet se në rrjetet sociale ka shkarkuar dhe ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.