Arrestohet shqiptari në Britani, operacioni ndiqet nga ministrja e Brendshme - Gazeta Express
string(75) "arrestohet-shqiptari-ne-britani-operacioni-ndiqet-nga-ministrja-e-brendshme"

Arrestohet shqiptari në Britani, operacioni ndiqet nga ministrja e Brendshme

Gazeta Express

03/07/2020 23:21

Një 24-vjeçar shqiptar u arrestua dje (2 korrik) nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Londër gjatë operacionit të koduar “Venetic”.

Alsi Vata, me origjinë nga Kukës akuzohet për trafik të armëve të zjarrit, municion, si dhe drogë të klasit A ​​dhe B.

Lexo Edhe:

Nga fotot e shpërndara në median britanike dallohet se operacioni është ndjekur nga afër prej ministres së Brendshme Priti Patel.

Vata u arrestua nga oficerët e NCA, të mbështetur nga Shërbimi Policor Metropolitane.

Ai do të paraqitet në Gjykatën e Leeds Crown më 17 korrik 2020.

Peter Stevens, Komandanti i Degës në NCA, tha: “Është e pamohueshme se nivelet e dhunës dhe shfrytëzimit të prostitucionit janë të lidhura me droga dhe armë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

“Trajtimi i rrjeteve që fshihen pas këtij lloji kriminaliteti është përparësi për NCA dhe Operacioni Venetic është përparimi ynë më domethënës në luftën kundër krimit të organizuar”, tha ai.

NCA mundi të futet në serverat e kompania  EncroChat që shiste telefona të kriptuar me një abonim 2000 euro për 6 muaj.

Operacioni Venetic i shtrirë në të gjithë Anglinë ka sjellë arrestimin e 746 persona, sekuestruar 54 milionë stërlina, 77 armë dhe më shumë se dy ton drogë./Express