Policia në Britani ka arrestuar katër persona ndërmjet tyre edhe një 21-vjeçar shqiptarë, të akuzuar për vepra penale përfshirë rrëmbimin dhe shantazhin.
Dorjan Kurtaj, 21 vjeç, banues në Wilbury Way, është akuzuar për rrëmbim, burgim të rremë, shantazh, dhe dy akuza për armëmbajtje pa leje. Sipas News.co, bashkë me Kurtajn janë arrestuar edhe Selhatin Gunes, Edward Belton dhe Ksildian Lylau. Të katër u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës në Thames të Shtunën, 13 Shkurt.
Të Enjten, 11 Shkurt, oficerët specialistë ndaluan dy makina në Montagu Road në kryqëzimin e saj me Swaythling Road, N 18 si pjesë e një hetimi në vazhdim nga Skuadra Speciale. Një 20-vjeçar u zbulua brenda njërës prej automjeteve me plagë me thikë në këmbë. Ai u dërgua në spital në një gjendje të qëndrueshme dhe më pas u lirua.
Të katër personat në makinë u arrestuan menjëherë. Policia londineze nuk jep më shumë detaje për motivin e pengmarrjes dhe nacionalitetin e personit të marrë peng.