Arrestohet shoferi i dehur në Durrës, përplasi makinat e parkuara dhe përfundon përmbys në rrugë - Gazeta Express
string(95) "arrestohet-shoferi-i-dehur-ne-durres-perplasi-makinat-e-parkuara-dhe-perfundon-permbys-ne-rruge"

Shqiperi

Gazeta Express

14/06/2021 23:12

Arrestohet shoferi i dehur në Durrës, përplasi makinat e parkuara dhe përfundon përmbys në rrugë

Shqiperi

Gazeta Express

14/06/2021 23:12

 Një 46-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së shtetit pasi në gjendje të dehur ka shkaktuar një aksident me makinë.

Sipas policisë i arrestuari është U.K, 46-vjeç banues në Durrës. Ky i fundit në lagjen nr. 10, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë:

Specialisët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin U. K., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 10, Durrës, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Screenshot 32 1