Arrestohet punonjësi i shërbimeve funerale në Maliq, vidhte pllakat e mermerit në varreza dhe i shiste - Gazeta Express
string(101) "arrestohet-punonjesi-i-sherbimeve-funerale-ne-maliq-vidhte-pllakat-e-mermerit-ne-varreza-dhe-i-shiste"

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2025 11:21

Arrestohet punonjësi i shërbimeve funerale në Maliq, vidhte pllakat e mermerit në varreza dhe i shiste

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2025 11:21

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Varrezat”, dhe ka arrestuar autorin e disa rasteve të vjedhjes së bazamenteve të mermerit në varrezat e qytetit.

I ndaluari është shtetasi B.M, 48 vjeç, banues në fshatin Vloçisht të Maliqit, i cili ushtronte aktivitet në fushën e shërbimeve funerale.

Ai akuzohet se në kohë të ndryshme ka hyrë në varrezat e Korçës dhe ka kryer vjedhjen e pllakave prej mermeri dhe graniti, të cilat i merrte në punishten e tij dhe i shiste. 48-vjeçari akuzohet për veprën penale “Dhunimi i varreve”.