Arrestohet polici në Shqipëri, u jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste - Gazeta Express
string(82) "arrestohet-polici-ne-shqiperi-u-jepte-fajde-personave-te-ndryshem-me-pas-i-kanoste"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 11:24

Arrestohet polici në Shqipëri, u jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 11:24

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka finalizuar operacionin e koduar “Last Rent”, që çoi në ndalimin e një efektivi policie të dyshuar për fajde dhe shtrëngim me dhunë.

Në pranga ka rënë Nënkomisari Edison Pema me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, në kuadër të një skeme fajdesh.

“Në vijim të hetimeve të thelluara me metoda speciale u bë i mundur ndalimi i këtij punonjësi, i cili i jepte hua (fajde) personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet kanosjes ose dhunës i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave”, thuhet ne njoftim.

Njoftimi

Në kuadër të operacionit “Last rent” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Elbasan, u ndalua punonjësi i policisë N/Komisar Edison Pema, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Në vijim të hetimeve të thelluara me metoda speciale u bë i mundur ndalimi i këtij punonjësi, i cili i jepte hua (fajde) personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet kanosjes ose dhunës i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit në pronësi të personave të ndryshëm.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.