Arrestohet personi që kërcënoi kryeministrin Zaev në "Facebook" - Gazeta Express
string(61) "arrestohet-personi-qe-kercenoi-kryeministrin-zaev-ne-facebook"

Arrestohet personi që kërcënoi kryeministrin Zaev në “Facebook”

Gazeta Express

09/12/2019 14:40

Departamenti i krimit kibernetik do të ngrejë akuza ndaj një 49 vjeçari nga Shkupi për kërcënime serioze për jetë, të raportuara përmes rrjetit social Facebook, e që i kishte drejtuar ndaj Kryeministrit Zoran Zaev, përcjell in7.

Siç thonë nga Ministria e Brendshme, pas marrjes së raportit për kërcënime serioze kundër Kryeministrit, dje Sektori i Krimit Kibernetik, me urdhër të gjykatës ka kontrolluar shtëpinë e M.S., ku janë gjetur dhe sekuestruar prova të lidhura me krimin, kurse personi është privuar nga liria, ku është dorëzuar në prokurori për hetim të mëtejmë.

Lexo Edhe: