string(83) "arrestohet-nje-zyrtar-policor-per-dhune-ne-familje-ipk-eshte-suspenduar-nga-policia"

Lajme

Gazeta Express

10/05/2025 22:02

Arrestohet një zyrtar policor për dhunë në familje, IPK: Është suspenduar nga Policia

Lajme

Gazeta Express

10/05/2025 22:02

Inspektorati Policor i Kosovës, ka bërë të ditur se ka arrestuar një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje, shkruan Gazeta Express.

IPK ka bërë të ditur se ka pranuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor ka kryer veprën penale dhunë në familje përderisa  incidenti raportohet të ketë ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan.

‘‘Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore kurse viktima në këtë rast është dërguar për tretman mjekësor’’, ka njoftuar IPK-ja.

Komunikata:

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për  dhunë në familje

Prishtinë/Gjilan, 10 maj 2025

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

IPK kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës  lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Gjilan ka kryer veprën penale dhunë në familje përderisa  incidenti raportohet të ketë ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan.

Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore kurse viktima në këtë rast është dërguar për tretman mjekësor.

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Gjilan do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. /GazetaExpress