Më 15 maj 2025, rreth orës 04:10, në autostradën Kumanovë-Shkup, pranë hyrjes së qytetit të Kumanovës, policia nga Njësia Mobile për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion të MPB-së ndaloi për kontroll një autobus “Mercedes” me targa turke, që udhëtonte në relacionin Turqi – Bullgari – Maqedoni – Kosovë, i drejtuar nga një shtetas turk, njofton Flaka
Gjatë kontrollit të pasagjerëve, te M. Sh. (36) nga Kosova janë gjetur disa copë veshje të markave të njohura, për të cilat nuk posedonte dokumentacion të nevojshëm.
Personi është ndaluar nga policia dhe është dorëzuar në stacionin policor në Kumanovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.