Arrestohet një rreshter i Policisë së Kosovës, dyshohet se ishte kontrabandues mallrash - Gazeta Express
string(86) "arrestohet-nje-rreshter-i-policise-se-kosoves-dyshohet-se-ishte-kontrabandues-mallrash"

Gazeta Express

13/08/2020 10:11

Arrestohet një rreshter i Policisë së Kosovës, dyshohet se ishte kontrabandues mallrash

Gazeta Express

13/08/2020 10:11

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një rreshter policor me dyshimin se ka kryer tregti të ndaluar.

IPK-ja ka njoftuar se ka marrë informata se një rreshter policor dyshohet për kontrabandë me mallra. Ai është ndaluar mbrëmë në Prishtinë dhe i është kontrolluar vetura. I janë gjetur gjësende të ndryshme, përfshirë mallra tekstili e para. Mallrat janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës.

Lexo Edhe:

Rreshterit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“I dyshuari me veturë është ndaluar nga hetuesit e IPK-së mbrëmjen e djeshme (12.08.2020) në Prishtinë dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë të njëjtit i është bërë kontrolli i veturës. Gjatë kontrollimit të veturës nga hetuesit e IPK-së janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht gjësende të ndryshme si: mallra të tekstilit, para dhe gjësende të tjera. Edhe vetura me të cilën është bërë transporti i mallrave është sekuestruar si dhe gjatë kontrollit janë identifikuar vende të fshehta brenda veturës e që dyshohet se janë përdorur për fshehjen e mallrave. Hetuesit e IPK-së kanë ftuar edhe njësitë e specializuara të Doganës së Kosovës për sekuestrimin e mallrave që dyshohet se janë përdorur për tregti të ndaluar. Pas këtyre veprimeve hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, është njoftuar nga IPK-ja.