Arrestohet një polic i burgut nga Shkupi, dyshohet se tentoi të fuste drogë në Burgun e Idrizovës - Gazeta Express
string(96) "arrestohet-nje-polic-i-burgut-nga-shkupi-dyshohet-se-tentoi-te-fuste-droge-ne-burgun-e-idrizoves"

Maqedoni

Gazeta Express

16/07/2025 14:45

Arrestohet një polic i burgut nga Shkupi, dyshohet se tentoi të fuste drogë në Burgun e Idrizovës

Maqedoni

Gazeta Express

16/07/2025 14:45

Nga MPB njoftojnë se është arrestuar një 42-vjeçar nga Shkupi, i punësuar si polic i burgut, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar të fusë drogë në burgun e Idrizovës.

“Më 15.07.2025, në Stacionin Policor Gazi Babë është raportuar nga Institucioni Korrektues – Burgu Idrizovë se gjatë një kontrolli ndaj H.A. (42) nga Shkupi, i punësuar si polic i burgut, janë gjetur dy pako dhe është dyshuar se i njëjti po përpiqej të fuste drogë. Zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të ndaluar me drogë pranë SPB Shkup dolën në vendngjarje dhe konstatuan se në pakot kishte substancë bimore dhe një lëndë të bardhë në formë pluhuri. H.A. u arrestua dhe u mbajt në stacion policor, ndërsa në koordinim me prokurorin publik do të ngrihet kallëzim përkatës ndaj tij”, thonë nga MPB.