Arrestohet një person për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Lipjan - Gazeta Express
string(77) "arrestohet-nje-person-per-vrasjen-dhe-groposjen-e-enver-bajraktarit-ne-lipjan"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 9:47

Arrestohet një person për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 9:47

Një person është arrestuar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e raportuar në Baicë të Lipjanit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Express se i dyshuari T.K., është arrestuar sot.

“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: – T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit. Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, deklaroi Ahmeti.

Policia pati raportuar se më 4 gusht ka gjetur një trup të pajetë të groposur në një arë të këtij fshati.

Më vonë u bë e ditur se viktima ishte Enver Bajraktari.