Arrestohet një person nga rrethina e Tetovës, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg - Gazeta Express
string(84) "arrestohet-nje-person-nga-rrethina-e-tetoves-kerkohej-per-vuajtjen-e-denimit-me-burg"

Maqedoni

Gazeta Express

06/01/2025 14:31

Arrestohet një person nga rrethina e Tetovës, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Maqedoni

Gazeta Express

06/01/2025 14:31

SPB Tetovë njofton se dje (05.01.2025) në ora 15:00 në fshatin Bërvenicë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin T.M.(41) nga fshati Bërvenicë, i cili me urdhër të gjykatës kërkohej për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e pesë muaj.

Ai ishte i dënuar për veprën penale “rrezikim të sigurisë” gjatë dhunës në familje nga neni 144 paragrafi 2 i Kodit Penal.

“Personi është dërguar në INKP-Burgu Idrizovë për vuajtje të dënimit”, thonë nga SPB Tetovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement