Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri për shkak të zjarrvënës.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00, ku Policia është njoftuar se në fshatin Sfaraqak ishte duke u djegur një arë me grurë.
“Policia në Vushtrri identifikon dhe arreston një person për veprën penale-Zjarrvënie Rreth orës 14:00, policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Sfaraqak ishte duke u djegur një arë me grurë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion dhe pasi që zjarri është lokalizuar, përmes informatave operative kanë arritur të identifikojnë një person të dyshuar i cili është shoqëruar në Stacionin Policor në Vushtrri”.
“Personi i dyshuar i moshës 18 vjeçare, gjatë intervistimit ka pranuar se i kishte vënë zjarrin disa mbeturinave në afërsi të atij lokacioni pa menduar për pasojat. Zjarri kishte përfshirë një arë me grurë prej dy hektarësh e gjithashtu edhe një sipërfaqe të madhe me hamullaje. Pas intervsitimit dhe procedurave tjera, është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti ,,Zjarrvënie” dhe hetimet për këtë rast do të vazhdojnë në drejtim të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Express