string(84) "arrestohet-nje-person-ne-veri-policia-jep-detaje-se-cka-u-konfiskua-ne-banesen-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 16:50

Arrestohet një person në veri, policia jep detaje se çka u konfiskua në banesën e tij

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 16:50

Sot është kontrolluar banesa e një të dyshuari, M.J. 24 vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Express se në banesën e të dyshuarit janë gjetur: dy copë jelekë antiplumb, një gas maskë, 14 karikatorë të AK47, 256 fishekë të AK47, 24 fishekë dhe rreth 1 gram drogë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Konfirmimi i plotë:

Me date 21.05.2025 rreth orës 11:00 pas marrjes se informatave nga tereni për posedim te narkotikeve, nga njësia e DHTN-s Mitrovice Veri ne asistim edhe te Regjionit Mitrovica e Veriut është kontrolluar banesa e te dyshuarit M. J. i lindur me 2001.

Gjate kontrollit ne banesë janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë si vijon:

Dy copë jelek taktik antiplumb,

Një gas mask,

14 Karikator te Ak/47,

256 Fishek te Ak/47,

24 Fishek 7.62 mm dhe Substance e dyshuar narkotike me pesh rreth 1 gram.

I dyshuari është dërguar ne Stacionin Policor Mitrovice  Veri për procedura te mëtejme.

Ne lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i P.TH Mitrovice i cili udhëzon qe rasti te iniciohet dhe i dyshuari dërgohet ne ndalim për 48 ore