Arrestohet një person në Shkup, i dehur ka shkaktuar aksident, ka të lënduar - Gazeta Express
string(74) "arrestohet-nje-person-ne-shkup-i-dehur-ka-shkaktuar-aksident-ka-te-lenduar"

Maqedoni

Gazeta Express

02/02/2026 10:23

Arrestohet një person në Shkup, i dehur ka shkaktuar aksident, ka të lënduar

Maqedoni

Gazeta Express

02/02/2026 10:23

Gjatë ditës së djeshme nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.M. (50) nga Shkupi.

Rreth orës 16:15 në SPB Shkup u njoftua se në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ku kanë qenë të përfshirë një automjet udhëtarësh “Seat Ibiza” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.M., një automjet “Tojota” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.G. (25) dhe një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.V. (32), ndërkaq lëndime pësuan A.G. dhe bashkudhëtarja L.G.

Pas masave të marra, u konstatua se M.M. e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2,32 promilë alkool në gjak.

Advertisement
Advertisement
Advertisement