​Arrestohet një person në Prizren, policia ia gjeti në shtëpi 70 qese me narkotik - Gazeta Express
string(79) "arrestohet-nje-person-ne-prizren-policia-ia-gjeti-ne-shtepi-70-qese-me-narkotik"

Lajme

Gazeta Express

14/03/2025 10:23

​Arrestohet një person në Prizren, policia ia gjeti në shtëpi 70 qese me narkotik

Lajme

Gazeta Express

14/03/2025 10:23

Në Prizren është arrestuar një i dyshuari pasi që në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 70 qese me substancë të dyshuar narkotike.

Sipas policisë, nga këto substanca të sekuestruara, pesha e llojit marihuanë është prej 93.4 gram, dy qese me substance të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë prej 5.62 gram, një peshore, një telefon, disa qese plastike të zbrazëta për paketim të narkotikëve, dy pako me rizlla dhe një grinder.

“Rr. Enver Haradinaj, Prizren 13.03.2025-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 70 qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 93.4 gram, dy qese me substance të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë prej 5.62 gram, një peshore, një telefon, disa qese plastike të zbrazëta për paketim të narkotikëve, dy pako me rizlla dhe një grinder”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Më tej thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit pasi që kishte urdhër arrest aktiv për vuajtje dënimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement