Një person është arrestuar nën dyshimin për shitblerje të narkotikëve mbrëmë në Prishtinë.
Policia më pas i ka kontrolluar dy banesat e tij dhe disa podrume të objekteve banesore që ishin në shfrytëzim nga i dyshuari ku janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike e armë, përfshirë një bombë e një armë automatike AK 47.
Policia tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Jakov Xoxa, Prishtinë 07.11.2025 – 20:30. Pas një pune operative hetimore është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për shit-blerjen e narkotikëve dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë, një telefon mobil dhe 140€. Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar dy banesa dhe disa podrume të objekteve banesore që ishin në shfrytëzim nga i dyshuari ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe: 17.08 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një mjet shpërthyes (bombë), një armë automatike AK 47, një pistoletë, 20 fishekë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve, dhe një DVR 0 kamerave. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.