Arrestohet një person në Pejë, u kap gjatë tentimit për ta kryer një vjedhje - Gazeta Express
string(75) "arrestohet-nje-person-ne-peje-u-kap-gjate-tentimit-per-ta-kryer-nje-vjedhje"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 8:53

Arrestohet një person në Pejë, u kap gjatë tentimit për ta kryer një vjedhje

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 8:53

Një person është arrestuar gjatë tentimit për ta kryer një vjedhje në Pejë.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se i njëjti ishte i kërkuar edhe më herët për veprën penale “grabitje”.

“Personi i cili ka qenë i kërkuar për veprën penale ‘grabitje’ me një barnatore në lagjen Velanishte në Pejë, më herët është arrestuar. I njëjti është arrestuar gjatë tentimit për ta kryer edhe një vepër penale ‘grabitje’”, ka thënë Nikçi.

Tutje, ai tha se pas arrestimit, i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.