Një person është arrestuar në Pallatin e Drejtësisë pasi dyshohet se deklaroi rrejshëm në seancë gjyqësore.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën dhe u iniciua si “Deklarim i rremë nën betim”.
“Pallati i Drejtësisë – Prishtinë 17.09.2025-10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në seancë gjyqësore kishte deklaruar rrejshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.