Arrestohet një person në Malishevë, policia i sekuestron armë - Gazeta Express
string(60) "arrestohet-nje-person-ne-malisheve-policia-i-sekuestron-arme"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 14:24

Arrestohet një person në Malishevë, policia i sekuestron armë

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 14:24

Një person është arrestuar në fshatin Shkozë të Malishevës, pasi gjatë kontrollit në vendbanimin e tij janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, një armë automatike me një karikator, 32 fishekë dhe dy gëzhoja.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Komunikata e plotë:

Arrestohet një i dyshuar për mbajtje të paautorizuar të armëve

Gjakovë, 19 Mars 2025

Në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, më datë 19.03.2025, rreth orës 09:00, Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka realizuar një kontroll në vendbanimin e një të dyshuari në fshatin Shkozë- Malishevë.

Gjatë kontrollit, në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:

 Një pushkë gjuetie,

 Një armë automatike me një karikator,

 32 fishekë dhe

 Dy gëzhoja

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme që cenon sigurinë e qytetarëve.