Arrestohet një person në Jarinjë, dyshohet për krime lufte në komunën e Gjakovës - Gazeta Express
string(79) "arrestohet-nje-person-ne-jarinje-dyshohet-per-krime-lufte-ne-komunen-e-gjakoves"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 14:47

Arrestohet një person në Jarinjë, dyshohet për krime lufte në komunën e Gjakovës

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 14:47

Policia e Kosovës sot në pikën kufitare në Jarinjë ka ndaluar një person të dyshuar për “Krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë” gjatë luftës në Kosovë në komunën e Gjakovës në periudhën 7-10 maj të vitit 1999 duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar të mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP’i serb.

“Sipas hetimeve të kryera nga Hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës, i dyshuari me iniciale (D.R.) është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë luftës në Kosovë  (1998-1999), në komunën e Gjakovës në periudhën kohore 07-10 maj 1999, duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar të mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP-i serb.”

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ndaj tij është lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.

“I dyshuari është shoqëruar në Policinë e Kosovës, ku është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës. Prokurori i rastit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës është informuar për të gjitha veprimet hetimore dhe ka lëshuar aktvendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi. Policia e Kosovës është e përkushtuar të vazhdojë me hetimet dhe bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet përkatëse për të siguruar drejtësi lidhur me krimet e luftës në Kosovë.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement