string(90) "arrestohet-nje-person-ne-fushe-kosove-kercenoi-gruan-i-konfiskohet-pistoleta-me-47-fisheke"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 23:43

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, kërcënoi gruan – i konfiskohet pistoleta me 47 fishekë

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 23:43

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi në stacionin policor në Fushë Kosovë është paraqitur një qytetare e cila ka raportuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga bashkëshorti i saj.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas hetimeve të ndërmarra nga njësia e hetimeve në Ferizaj, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 47 fishekë.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet në trajtim të mëtejshëm nga njësia për dhunë në familje”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar nga ana e policisë si “mbajtje e paautorizuar e armës” dhe “dhunë në familje”.