string(51) "arrestohet-nje-malazez-ne-bernjak-posedonte-kokaine"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 8:44

Arrestohet një malazez në Bërnjak, posedonte kokainë

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 8:44

Një shtetas i Malit të Zi është prangosur mbrëmjen e së martës në pikëkalimin kufitar Bërnjak, pasi posedonte me vete narkotikë.

Pasi u ndalua për kontroll nga njësitet policore, në çantën e tij u gjeten dhe u konfiskuan një qese e vogël dhe një plastikë me kokainë.

Qesja peshonte 0.69 gram, ndërkaq plastika e rrumbullakët ishte në peshë prej 0.50 gramësh, bën të ditur policia.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit,  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.