Dje në mesditë, policia e Shtipit ka arrestuar shtetasin nga Shtipi, E.M. (36), i cili ishte në kërkim me urdhër-arrest qendror për të vuajtur pjesën e mbetur të një dënimi me burg prej 11 vjetësh e 8 muajsh për disa vepra penale të kryera më parë.
Më 6 qershor 2025, në orën 11:45 në Shtip, zyrtarët policorë nga SPB Shtip e kanë privuar nga liria E.M. (36) nga Shtipi. Ai ishte në kërkim me urdhër-arrest qendror mbi bazën e një urdhri gjyqësor për të vuajtur dënimin me burg prej 11 vjetësh e 8 muajsh për vepra penale të parashikuara nga nenet 235, 236, 382, 383, 215 dhe 396 të Kodit Penal.
Personi është dërguar në Institucionin Korrektues-Penal Burgu i Kumanovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.