Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në një dhunim që kishte ndodhur në prill në fshatin Radivojc të Vitisë - Gazeta Express
string(110) "arrestohet-nje-i-dyshuar-per-perfshirje-ne-nje-dhunim-qe-kishte-ndodhur-ne-prill-ne-fshatin-radivojc-te-vitise"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 15:09

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në një dhunim që kishte ndodhur në prill në fshatin Radivojc të Vitisë

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 15:09

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjilan, ka njoftuar se pas një hetimi intensiv dhe veprimeve të mirë organizuara operative, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, sot me datën 01.08.2025 ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin N.S. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar).

Arrestimi i tij është bëtë si rezultat i hetimeve dhe krijimit të bazës së dyshimit se i njëjti ka qenë i përfshirë në veprën penale ‘’Dhunim’’, rast i cili ka ndodhur në fshatin Radivojc të komunës së Vitisë, i raportuar me datën 29.04.2025.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa hetimet për grumbullimin e provave janë duke vazhduar.