Arrestohet një i dyshuar për fotografim të fletëvotimit në Gjilan - Gazeta Express
string(65) "arrestohet-nje-i-dyshuar-per-fotografim-te-fletevotimit-ne-gjilan"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 10:46

Arrestohet një i dyshuar për fotografim të fletëvotimit në Gjilan

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 10:46

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se e ka fotografuar fletëvotimin derisa ka qenë brenda kabinës së votimit.

Ai është intervistuar dhe më pas rasti është pr oceduar në procedurë të rregullt.

Këto informacione për Express i konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Më datë 09.02.2025 rreth orës 07:35,Policia e Kosovës është njoftuar se brenda një qendre votimi e cila gjendet në Gjilan, nga vëzhguesit e qendrës është vërjetur një votues ku dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit derisa ka qenë brenda kabinës së votimit. Konform obligimeve ligjore dhe autorizimeve zyrtare, zyrëtarët e PK-së kanë arrestuar të dyshuarin brenda qendrës së votimit dhe i njëjti është shoqëruar nga hetuesit rajonal në lokalet e NJHP-së ku edhe është intervistuar  në prezencën e avokatit mbrojtës. Pas intervisitmit  Prokurorit i Shtetit ka urdhëruar që  rasti ,, Cenimi i fshehtësisë së votimit’’ Neni.215 të prcedohet në procedur të rregullt.  Rasti vazhdon të hetohet.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement