Një person është arrestuar dje në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet për dhunim.
Ai është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM- Mitrovicë Veri / 29.07.2025 – 00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”