Arrestohet një i dyshuar për 11 vjedhje të rënda në Pejë, në kërkim edhe një person tjetër - Gazeta Express
string(89) "arrestohet-nje-i-dyshuar-per-11-vjedhje-te-renda-ne-peje-ne-kerkim-edhe-nje-person-tjeter"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 13:23

Arrestohet një i dyshuar për 11 vjedhje të rënda në Pejë, në kërkim edhe një person tjetër

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 13:23

Policia në Pejë ka njoftuar se më 26 gusht e ka arrestuar një person të dyshuar për 11 raste të vjedhjeve të rënda. I dyshuar është edhe një person tjetër, i cili është në kërkim.

Ata dyshohet se kanë kryer vjedhje në shtëpi dhe lokale të ndryshme në Pejë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, stacioni policor në Pejё, me datёn 26.08.2025, pas njё pune intensive nga hetuesit e këtij stacioni, kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar, i cili nё bashkëveprim edhe me njё të dyshuar tjetёr tё cilёt nё muajin (qershor, korrik dhe gusht), kanё kryer njёmbёdhjetё vepra penale tё vjedhjes sё rёndё. Kёto vjedhje tё rёnda janё kryer nё shtëpi dhe lokale tё ndryshme nё qytetin e Pejёs, ku nga tё dyshuarit janё vjedhur para dhe sende tё ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari nga hetuesit, nё prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndërsa i dyshuari tjetёr momentalisht ёshtё nё arrati, mirëpo ёshtё i njohur pёr Policinё.”