Arrestohet një i dyshuar në Zveçan për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR'it dhe Policisë - Gazeta Express
string(83) "arrestohet-nje-i-dyshuar-ne-zvecan-per-sulm-ndaj-pjesetareve-te-kforit-dhe-policise"

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 12:13

Arrestohet një i dyshuar në Zveçan për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR’it dhe Policisë

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 12:13

Një person është arrestuar në komunën e Zveçanit nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR’it dhe Policisë së Kosovës. L.M. është ndaluar për 48 orë.

“L. M. dyshohet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar. Me autorizim të prokurorit, janë zhvilluar bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që vërtetojnë veprimet inkriminuese të të dyshuarit. Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj L. M. do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.”