Arrestohet një grua nga Shkupi për kontrabandë emigrantësh - Gazeta Express
string(58) "arrestohet-nje-grua-nga-shkupi-per-kontrabande-emigrantesh"

Maqedoni

Gazeta Express

16/08/2025 10:58

Arrestohet një grua nga Shkupi për kontrabandë emigrantësh

Maqedoni

Gazeta Express

16/08/2025 10:58

Një grua nga Shkupi është arrestuar nga policia për kontrabandë emigrantësh, pasi në automjetin e saj u gjetën gjashtë shtetas të Egjiptit.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 15 gusht 2025, rreth orës 19:20, në autostradën “Miqësia”, pranë hyrjes për fshatin Prdejcë. Policia kufitare nga stacioni “Bogorodicë” ka ndaluar një automjet të llojit “Shkoda Octavia” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte 39-vjeçarja M.P. nga Shkupi.

Më herët, nëpunësit kishin vërejtur disa emigrantë duke hipur në veturë në Bogorodicë, dhe pas marrjes së masave, automjeti është ndaluar.

Gruaja është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të ngritet kallëzim penal, ndërsa migrantët janë dërguar në Qendrën e Pranimit dhe Tranzitit “Vinojug” – Gjevgjeli.