Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrstuar një 39 vjeçar për shkak të dyshimeve se ka vjedhur pesë krerë bagëti -viça në fshatin Soponicë.
“Më datën 01.05.2025, rreth orës 08:50, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në një stallë për bagëti në fshatin Soponicë, persona të panjohur kishin vjedhur 5 (pesë) krerë bagëti – viça, me vlerë të përafërt prej 6,000 (gjashtë mijë) eurosh”.
Njoftimi i plotë i policisë
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Më datën 01.05.2025, rreth orës 08:50, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në një stallë për bagëti në fshatin Soponicë, persona të panjohur kishin vjedhur 5 (pesë) krerë bagëti – viça, me vlerë të përafërt prej 6,000 (gjashtë mijë) eurosh.
Nën autorizim të prokurorit të shtetit, Njësia e Hetimeve ka nisur hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar.
Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, më datën 05.05.2025, rreth orës 14:40, është identifikuar dhe më pas arrestuar i dyshuari P.H., 39 vjeç, i cili është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik.
Pas intervistimit, dhe me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.