Arrestohet një 33-vjeçar në Ferizaj, i gjenden lëndë narkotike të groposura në kopshtin e shtëpisë - Gazeta Express
string(97) "arrestohet-nje-33-vjecar-ne-ferizaj-i-gjenden-lende-narkotike-te-groposura-ne-kopshtin-e-shtepise"

Lajme

Gazeta Express

10/01/2025 23:39

Arrestohet një 33-vjeçar në Ferizaj, i gjenden lëndë narkotike të groposura në kopshtin e shtëpisë

Lajme

Gazeta Express

10/01/2025 23:39

Një person është arrestuar për përfshirje në veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ‘Mbajtja në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës’.

Zyrtarët policorë sotnë orët e pasditës në Ferizaj kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe objekte përcjellëse.

Lexo Edhe:

Gjatë kontrollit policia ka gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 842.9 gr. Kjo substancë është gjetur në shtëpi dhe një pjesë e groposur në kopsht.

Policia njoftoi se janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të shkurta (njëra me leje), katër dhjetë fishekë, një peshore digjitale, 19.288 (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë) euro, disa kartela bankare dhe dëshmi tjera që do të përdoren në procedura të mëtejme ligjore.

Me aktvendim nga prokurori, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.