Arrestohet një 16 vjeçar për vjedhje, sendet që vodhi iu kthyen pronarit - Gazeta Express
string(71) "arrestohet-nje-16-vjecar-per-vjedhje-sendet-qe-vodhi-iu-kthyen-pronarit"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 12:30

Arrestohet një 16 vjeçar për vjedhje, sendet që vodhi iu kthyen pronarit

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 12:30

Njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe operacionale kanë arritur arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

I dyshuari sipas Enis Pllanës, zëdhënësit te policisë për rajonin e Prishtinës është  A.B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit është kryer edhe kontrolle, ku të dyshuarit i janë gjetur sendet e vjedhura, të cilat janë sekuestruar dhe i janë rikthyer pronarit”, ka konfirmuar Pllana.

Sipas tij, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.