Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar zëvendëskryetarja e Komunës së Leposaviqit pasi dyshohet se sulmoi punëtoren që i këkoi vendim mbi largimin nga puna.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:45 dhe u iniciua si “Sulm”.
“Leposaviq 17.09.2025-11:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.