Arrestohet në Zveçan një shtetas serb, ishte në kërkim nga INTERPOL-i - Gazeta Express
string(68) "arrestohet-ne-zvecan-nje-shtetas-serb-ishte-ne-kerkim-nga-interpol-i"

Lajme

Gazeta Express

29/11/2023 8:35

Arrestohet në Zveçan një shtetas serb, ishte në kërkim nga INTERPOL-i

Lajme

Gazeta Express

29/11/2023 8:35

Është arrestuar dje në Zveçan një shtetas i Serbisë nën dyshimin se ka kryer veprën penale kontrabandim me mallra, heqje apo dëmtim i vulave zyrtare, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë pas verifikimit ai ka rezultuar se është person i kërkuar nga INTERPOL-i.

I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Zhetkovc, Zveçan  10-11.11.2023 – 10:45. Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari serb shtetas i Serbisë si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Express/