Arrestohet në Prizren 36 vjeçari në kërkim, ishte i dënuar me mbi 4 vjet burgim - Gazeta Express
string(78) "arrestohet-ne-prizren-36-vjecari-ne-kerkim-ishte-i-denuar-me-mbi-4-vjet-burgim"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 12:34

Arrestohet në Prizren 36 vjeçari në kërkim, ishte i dënuar me mbi 4 vjet burgim

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 12:34

Një person është arrestuar në Prizren pasi ishte i dënuar me 4 vjet e 100 ditë burgim për vjedhje grabitqare.

Bëhet fjalë për B.S. 36 vjeç.

“Me datën 01.09.2025, Policet e  Njësisë së Ndërlidhjes me Gjykatën pran Stacionit Policor në Prizren- Veri, pas veprimeve operative dhe hetimore, kanë realizojnë urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për  personin e kërkuar B.S., 36 vjeçar,  mashkull nga fshati Malësi e re , KK  Prizren. I njëjti ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me katër (4) vite e 100 ditë burg efektiv për veprat penale Vjedhje dhe Vjedhje Grabitqarë. I dyshuari  është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe garantimin e sigurisë publike.”