Në Kllokot është arrestuar një person pasi dyshohet për dhunë në familje dhe vrasje në tentativë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“DHUNË NË FAMILJE & VRASJE NË TENTATIVË- Kllokot / 22.11.2025 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshjeje verbale e kishte goditë viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”