Arrestohet mjeku në Prizren, mori 10 mijë euro kinse për ta punësuar një vajzë në spital - Gazeta Express
string(87) "arrestohet-mjeku-ne-prizren-mori-10-mije-euro-kinse-per-ta-punesuar-nje-vajze-ne-spital"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 12:47

Arrestohet mjeku në Prizren, mori 10 mijë euro kinse për ta punësuar një vajzë në spital

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 12:47

Policia në Prizren ka arrestuar mjekun 35-vjeç me inicialet E.L., i cili dyshohet se mori nga një person 10 mijë euro duke i premtuar punësimin e vajzës në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Mjeku me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë i policisë:

Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonal të Prizrenit ka qenë duke mbledhur prova dhe dëshmi lidhur për një rast “Mashtrimi” të raportuar me datë 01.09.2022.

Pas një pune operativo-hetimore disa mujore, duke i zbatuar masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me datën 08.02.2023, rreth orës 13:00, hetuesit kanë arrestuar  një të dyshuar ( E.L. 35 vjeç, mjekë), për shkak të dyshimit të arsyeshëm se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, duke filluar nga muaji prill i vitit 2021, duke i premtuar viktimës se do i ndihmonte në punësimin e anëtarit të familjes (vajzën) në Spitalin Rajonal në Prizren, arrin që ta bind viktimën që t’ia jep fillimisht 4.000 Euro dhe në vazhdimësi duke i marrë edhe shuma të tjera, vlera e të cilave arrin në total rreth 10000 (dhjet mijë)  Euro.

Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në bazë të urdhrit verbal të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të dyshuarit.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me vendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Rasti është nën hetime.