Arrestohet mashtruesi që i “dogji” qytetarët 60 mijë euro, me aksidente të rreme trafiku - Gazeta Express
string(85) "arrestohet-mashtruesi-qe-i-dogji-qytetaret-60-mije-euro-me-aksidente-te-rreme-trafiku"

Maqedoni

Gazeta Express

05/02/2026 16:12

Arrestohet mashtruesi që i “dogji” qytetarët 60 mijë euro, me aksidente të rreme trafiku

Maqedoni

Gazeta Express

05/02/2026 16:12

Më 04.02.2026, nga ana e zyrtarëve policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike pranë SPB Shtip, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike, janë ndërmarrë masa operative-taktike për zbardhjen e veprave penale të mëparshme Mashtrim, që lidhen me aksidente të rreme trafiku.

Gjatë veprimeve, është privuar nga liria P.S. (38) nga Ohri. Pas zhvillimit të bisedës zyrtare, P.S. ka sqaruar mënyrën, vendin dhe kohën e kryerjes së nëntë veprave penale, prej të cilave gjashtë në Shtip dhe tre në Vinicë, me ç’rast personat denoncues janë dëmtuar për rreth 3.600.000 denarë.

Në Prokurorinë Themelore Publike Shtip është dorëzuar kallëzim penal me procedurë urgjente, ndërsa me propozim të PTHP Shtip, P.S. është dërguar para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement