Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova”, Hasan Krasniqi- ish kandidat i VV'së për asamblist - Gazeta Express
string(83) "arrestohet-kryeshefi-i-kru-gjakova-hasan-krasniqi-ish-kandidat-i-vvse-per-asamblist"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2025 14:55

Arrestohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi- ish kandidat i VV’së për asamblist

Lajme

Gazeta Express

18/03/2025 14:55

Sot është arrestuar kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi, gjatë një operacioni policor.

Hasani, që kishte qenë kandidat i VV’së për asamblist, dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjakovë, kanë realizuar sot një operacion policor në Gjakovë.

Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e një personi H.K.,  të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, i cili  me vendim të prokurorit nga PSRK është ndaluar për 48 orë.

Poashtu gjatë ditës së sotme janë kontrolluar-bastisur edhe objekti i banimit të personit të dyshuar dhe zyra e tij në KRU Gjakovë, ku janë siguruar  dëshmi- prova materiale që ndërlidhen me rastin, si dhe janë sekuestruar:

-Një (1) Lap-Top

-Një (1) Telefon mobil Samsung Galaxy S22,

-Para 22.205,00 Euro,

-Barka Ranier Wit,

-Dy kontrata qe ndërlidhen me rastin.

Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do të vendosë për masën e sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë.