Arrestohet kosovari që po kërkohej nga INTERPOL, dyshohet për evazion e mashtrim - Gazeta Express
string(79) "arrestohet-kosovari-qe-po-kerkohej-nga-interpol-dyshohet-per-evazion-e-mashtrim"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 9:30

Arrestohet kosovari që po kërkohej nga INTERPOL, dyshohet për evazion e mashtrim

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 9:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas kosovar që po kërkohej përmes INTERPOL’it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për M.Sh, i kërkuar për veprat penale ‘bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim’.

I njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Me datë 11.03.2026 rreth orës 23:00, Policia e Kosovës gjegjësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë bërë arrestimin e shtetasit mashkull kosovar M. Sh., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë për veprat penale ‘bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim’. Me urdhër të Prokurorit Kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement