Arrestohet kosovari që gënjeu në Fb se është infektuar me koronavirus - Gazeta Express
string(69) "arrestohet-kosovari-qe-genjeu-ne-fb-se-eshte-infektuar-me-koronavirus"

Gazeta Express

28/03/2020 13:34

Arrestohet kosovari që gënjeu në Fb se është infektuar me koronavirus

Gazeta Express

28/03/2020 13:34

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili kishte gënjyer se është infektuar me koronavirus, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo Edhe:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social ka gënjyer se është testuar dhe ka dal pozitive me sëmundjen COVID-19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 88.

Sipas IKSHP’së, një prej rasteve është me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.

“Sot me 27.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 108 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë”, thuhet në njoftim./Gazeta Express