Arrestohet kosovari në Zvicër, po punonte "në të zezë" - Gazeta Express
string(51) "arrestohet-kosovari-ne-zvicer-po-punonte-ne-te-zeze"

Arrestohet kosovari në Zvicër, po punonte “në të zezë”

Gazeta Express

02/07/2020 14:11

Të mërkurën, më 1 korrik, rreth orës 8:30 të mëngjesit, një 30-vjeçar, shtetas i Kosovës është gjetur duke punuar si punëtor i paligjshëm në një kantier të madh ndërtimi afër qendrës së lokalitetit Trubach (SG), shkruan polizeiticker.ch.

Tani ai duhet të përgjigjet para prokurorit publik të kantonit të St.Gallenit.

Lexo Edhe:

Përveç kësaj, personi në fjalë kishte një ndalim të mëhershëm të hyrjes në Zvicër, transmeton Albinfo.ch. Ndaj tij, nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit të St.Gallenit janë ngritur masat përkatëse në përputhje me ligjin për të huajt dhe kodin penal.

Po kështu do të dënohet edhe punëdhënësi i kosovarit.

Policia kantonale në St.Gallen ishte duke kontrolluar në disa kantiere ndërtimi për të parë nëse po punohej sipas ligjit, kur ka kapur kosovarin në fjalë.