Arrestohet ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi, akuzohet për pastrim parash - Gazeta Express
string(71) "arrestohet-ish-kreu-i-arrsh-se-evis-berberi-akuzohet-per-pastrim-parash"

Shqiperi

Gazeta Express

14/03/2024 9:47

Arrestohet ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi, akuzohet për pastrim parash

Shqiperi

Gazeta Express

14/03/2024 9:47

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, është arrestuar nga policia. Ai është arrestuar me urdhër të SPAK dhe akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Berberi a dhënë dorëheqjen para pak ditësh, pasi SPAK ka nisur rreth dy javë më parë hetim ndaj tij, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.

Dyshohet se bëhet fjalë për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangte konfliktin e interesit, pak para se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.