string(41) "shoqerohen-ne-polici-ilir-dhe-safet-bajri"

Shqiperi

Gazeta Express

27/07/2023 13:37

Shoqërohen në polici Ilir dhe Safet Bajri

Shqiperi

Gazeta Express

27/07/2023 13:37

Mes personave të shoqëruar gjatë operacionit të SPAK janë Ilir Bajri dhe Safet Bajri alias (Rustemi), dy drejtues të rëndësishëm të grupit “Bajri” në Shkodër. Arrestimi i tyre është kryer pasi gjatë kontrolleve në banesa, policia i ka gjetur armë pa lejë, të cilat i hodhën në tokë sapo panë policët.

Safet Bajri, disa muaj më parë u lirua nga burgu i Kosovës në Lushnjë pas përfudimit të një dënimi me 9 vite burgim të dhënë nga drejtësia Belge.

Një tjetër emër mes 15 personave për të cilët janë lëshuar urdhër-arresteve me urdhër të SPAK është dhe Behar Bajri, personazh i njohur nga policia. Ky i fundit është konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Behar Bajri akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.

/Gazeta Express