Arrestohet i riu për shitjen e 12 miliardë fjalëkalimeve të vjedhura në internet - Gazeta Express
string(80) "arrestohet-i-riu-per-shitjen-e-12-miliarde-fjalekalimeve-te-vjedhura-ne-internet"

Arrestohet i riu për shitjen e 12 miliardë fjalëkalimeve të vjedhura në internet

Gazeta Express

17/01/2020 18:57

Policia holandeze arrestoi sot një 22 vjeçar, i cili dyshohet se ka shitur 12 miliardë fjalëkalime dhe kode aksesi të vjedhura në internet.

“Të dhënat mund të jenë shkarkuar kundrejt pagesës”, deklaroi policia në qytetin Arnhem.

Lexo Edhe:

Policia nuk komentoi për llojin e saktë të të dhënave dhe nuk përshkroi se kush u prek nga kjo situatë, duke theksuar se hetimet janë ende në vazhdim.

Hetuesit holandezë bashkëpunuan më autoritetet gjermane, amerikane dhe britanike.