Arrestohet i riu në Pejë, iu merrte para qytetarëve kinse për aplikime në subvencione - Gazeta Express
string(84) "arrestohet-i-riu-ne-peje-iu-merrte-para-qytetareve-kinse-per-aplikime-ne-subvencione"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 10:39

Arrestohet i riu në Pejë, iu merrte para qytetarëve kinse për aplikime në subvencione

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 10:39

Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin për disa mashtrime në Pejë, Gazmend Zekën.

Ai dyshohet se ka mashtruar dhe ka vënë në lajthitje disa qytetarë të cilëve u merrte para me pretendimet se do aplikonte për subvencione në bujqësi.

Këto mashtrime i bënte duke u shtirur si punëtor i komunës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Zeka ishte i dënuar me vendim të plotfuqishëm me burgim prej 1 vit e gjysmë, por ai vazhdonte të shijonte lirinë.