string(54) "arrestohet-i-dyshuarit-per-vrasje-i-kerkuar-nga-shkupi"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 22:47

Arrestohet i dyshuarit për vrasje, i kërkuar nga Shkupi

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 22:47

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i tij ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:30, teksa ky veprim ka ardhur pasi ndaj të njëjtit kishte urdhër arrest aktiv ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

“Ndaj personit të arrestuar, do të vazhdojnë procedurat nga institucionet përkatëse që zbatohen për raste të tilla”, tha policia për Klankosova.tv.

Jozyrtarisht, Klankosova.tv ka mësuar se i arrestuari është Isak Musli.