Arrestohet i dyshuari që iu shmang policisë që tri ditë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 15:18

Arrestohet i dyshuari që iu shmang policisë që tri ditë

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 15:18

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar të dyshuarin që iu shmang policisë që tri ditë, pas disa veprimeve hetimore me synim të veçantë arrestimin e personave të kërkuar, shkruan Express.

“Në kuadër të punës së shkëlqyer parandaluese që po bën policia e rajonit të Prishtinës, ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me parandalimin e disa akteve të ndryshme kriminale”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Një pikësynim i veçantë ka qenë arrestimi i personave të kërkuar si dhe gjetja e armëve dhe municioneve dukuri kjo që kohëve të fundit ka qenë ndër prioritetet për tu luftuar nga ana e policisë së rajonit të Prishtinës.”

Pas disa informatave se i dyshuari që kishte shtënë me armë zjarri në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, është strehuar në një hotel në fshatin Prugovc të Prishtinës, njësitë e specializuara të policisë kanë ndërmarrë një operacion bastisje, duke arritur që të kapin dhe arrestojnë të dyshuarin.

“Kësisoj pas marrjes së informatave në rrugë operative se në një hotel në fshatin Prugovc të Prishtinës është strehuar një i dyshuar i cili më datë 17.01.2021 kishte  shtënë me armë zjarri në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, njësitë e specializuara të policisë ndërmorën një operacion bastisjeje me ç’ rast arritën të kapin dhe të arrestojnë të dyshuarin”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Në raportin e Policisë së Kosovës është bërë e ditur pas një kontrolli të detajuar të ushtruar gjatë bastisjes policia arriti të gjejë dhe sekuestroj një revole e tipit ZORAKI, kalibër 9mm, 22 copë fishek, kalibër 9mm dhe dy karikatorë.

“I dyshuar, i kërkuar edhe për vepra të tjera kriminale, pas arrestimit është dërguar në stacionin policor për tu proceduar më tej në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit.

Së këndejmi ju sigurojmë që të gjitha nivelet e policisë  në kuadër të drejtorisë rajonale të Prishtinës, me përkushtim të lartë po kryejnë detyrat zyrtare me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit dhe  qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale krejt kjo me qëllim të krijimit të rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit”, njofton Policia e Kosovës./Express/